Lukaku i drejtohet Lautaros: Mos eja te Chelsea, unë do të kthehem tek Inter

Ylli belg duket se ndjenë mungesën e skuadrës së Inter, dhe specifikisht yllit argjentinas, Lautaro Martinez.

Duke folur për Sky Sport, Lukaku ka thënë se do të ktheht tek Interi për të luajtur krah Lautaro Martinez.

“Më mungon Lautaro Martinez, do të vdisja në fushë për të që nga dita e parë që e takova”, ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.

“Lautaro Martinez të vijë te Chelsea për të luajtur me mua? Jo… Lautaro, mund të qëndrosh tek Inter, unë do të kthehem aty”, shtoi belgu.

Lukaku ka bërë të ditur se është i pakënaqur me sistemin e ri të Chelsea dhe preferon kthimin në Milano./ Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close