Edhe në La Liga ndeshjet do të luhen pa tifozë

Megjithëse kampionati spanjoll nuk është urdhëruar ta kryejë këtë masë deri më tani, krejt kjo po bazohet në vendimet e marra nga autoritetet shëndetësore kombëtare – dhe së shpejti pritet një azhurnim zyrtar.

Numri i rasteve të virusit në Spanjë arriti në 1.200 të hënën, duke u rritur nga vetëm dhjetë të shtunën, dhe numri i vdekjeve është rritur në 30. Kjo bëri që shkollat të mbyllen në kryeqytetin Madrid dhe komunën e Vitoria, transmeton lajmi.net.

Javën e kaluar, presidenti i La Liga, Javier Tebas tha se liga ishte e gatshme për të ndërmarrë veprime, duke thënë: “Ne kemi një komision brenda La Ligës duke ndjekur çështjen nga afër, dhe kemi hartuar plane veprimi për qytetet”.

Më tej, e përditshmja spanjolle AS raporton se burime nga Federata Spanjolle e Futbollit thanë se organizata pret “rekomandime që ne marrim nga qeveria, përmes ministrisë së shëndetësisë ose rajoneve të ndryshme autonome. Kur kemi të bëjmë me epidemi, duhet t’i bindemi asaj që thonë autoritetet shëndetësore”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close