Edhe John Terry në rolin e menaxherit, pritet ta marrë drejtimin e skuadrës angleze

John Terry mund të heqë dorë nga roli i asistentit te Aston Villa, për të marrë përgjegjësinë e Bristol City. Legjenda 39-vjeçare e Chelseat raportohet se është në bisedime për t’u bërë menaxheri i ri i skuadrës së Championship.

Trajneri aktual Lee Johnson u shkarkua pas katër humbjeve radhazi, përcjell lajmi.net.

Tani Football Insider pretendon se një burim u tha atyre “Terry është i pari për rolin vakant ndërsa ai shikon pozicionin e tij të parë menaxherial” që nga pensionimi.

Legjenda e Bluve ka qenë numri dy i Dean Smith në Aston Villa që nga tetori i vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close