E konfirmon Inzaghi: Muriqi mund të startojë kundër Bologna

Vedat Muriqi do të jetë në formacionin startues të Lacios në ndeshjen kundër Bologna-s.

Sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi tashmë është paraqitur në dy ndeshje të Lazios, por jo si startues.

Në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Bolognan, trajneri Simone Inzaghi ka lënë të kuptohet se Muriqi mund ta nis nga minuta e parë këtë sfidë.

“Vedat Muriqi mund të startojë nga fillimi. Të gjithë sulmuesit e mi do të jenë të gatshëm. Kosovari dhe Felipe Caicedo ndihmuan ekipin shumë kundër Borussia Dortmundit”, ka deklaruar Inzaghi.

Ndeshja mes Lazios dhe Bolognas fillon nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close