Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slam të Hungarisë

Distria Krasniqi është e artë në Hungari.

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur që me sukses të fitojë vendin e parë, duke u treguar e shkëlqyer në të gjitha duelet, në kategorinë -48 kilogramë.

Finalja ishte sfida më interesante, ku Distria fitoi kundër argjentinases Puala Pareto, e cila më herët ishte medaliste olimpike.

Paraprakisht, në gjysmëfinale Distria Krasniqi kishte mposhtur izraeliten Shira Rishony.

Paraqitje të mirë kosovarja pati edhe ndaj Eva Csernoviczki, të cilën e mposhti me IPPON.

Kështu, Distria i sjell edhe një medalje të artë xhudos kosovare, me këtë rrugëtim të shkëlqyer në Hungari. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close