Dy basketbollistë të Lakers dalin pozitiv në testin e koronavirusit

Ndërsa Christian Wood më vonë testoi pozitiv, pati shqetësime të mëdha pasi Kevin Durant dhe tre shokët e tij të Brooklyn Nets gjithashtu u prekën nga Covid-19.

Me Los Angeles Lakers që ndeshjen e fundit luajtën me Nets para pezullimit 30-ditësh, basketbollistët e LA u testuan dhe filluan karantinën e tyre 14-ditore, transmeton lajmi.net.

Rezultatet e testit sapo kanë dalë dhe dy basketbollistë kanë testuar pozitivisht, sipas Shams Charania të Athletic.

Disa prej basketbollistëve të tjerë ende nuk kanë marrë rezultatet, teksa pritet të ndodhë gjatë orëve në vijim.

Detja për emrat do të mësohen më vonë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close