Dubois po vazhdon stërvitjet edhe në karantinë, paralajmëron Joyce për duelin e radhës

Ai që shihet si e ardhmja e boksit, ‘Dinamiti’, nuk po ndal stërvitjet as në kohë karantine, duke synuar kështu që të arrijë pikën më të lartë për duelin e radhës.

Dueli i Dubois me Joe Joyce ishte caktuar për datën 11 prill, por ky duel u shty si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, DDD po stërvitet në shtëpinë e tij, bashkë me motrën dhe vëllain e tij. Ai madje ka paraljmëruar kundërshtarin e tij se është duke përgatitur më të mirën për duelin e radhës.

“Ka të bëjë gjithçka me punën e fortë që duhet të bëjmë dhe me mbështetjen që kam nga babai dhe gjithë njerëzit rreth që na ndihmojnë. Do të ishte e pamundur pa atë ndihmë dhe unë jam falënderues. Tani duhet të vazhdoj me këtë”, ka thënë Dubois, transmeton lajmi.net.

“Shtyrja e duelit shpresoj se do të sjell një anticipim për duelin. Ende nuk i kam shfaqur aspektet më të mira të lojës sime – duhet pritur akoma për më të mirën”, ishte paralajmërimi i ‘Dinamitit’.

22 vjeçari ka një rekord fenomenal prej 14-0 dhe është kampion i peshave të rënda në Britaninë e Madhe. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close