Drita e Gjilanit zyrtarisht ka ndërprerë bashkëpunimin me tre futbollist nga Maqedonia e Veriut që ishin pjesë e gjeneratës së fundit që u shpallën kampion në Superligën e Kosovës. Pjesë e skuadrës nga Gjilani në sezonin e ri nuk do të jenë mesfushori Bunjamin Shabani, Lirim Mema si dhe portieri Darko Tofiloski. Shabani edhe Mema edhe pse kishin edhe për 1 vit kontratë, palët u dakorduan me që ti ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Drita përmes një postimi në fejsbuk, ka njoftuar ndarjen me tre lojtarët nga vendi jonë, ndërsa gjithashtu njoftoi edhe për largimin e njërit prej futbollistëve më të mirë të Kosovës si Liridon Leci, i cili gjatë ditës së djeshme u prezantua te Llapi. Skuadra që udhëhiqet nga shkupjani, Ardian Nuhiu ka falenderuar futbollistët për bashkëpunimin që kishin gjatë kohës që ishin pjesë e Dritës, duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen.

