Omer Bunjaku është shumë pak larg gëzimit më të madh. Edhe pse matematikisht ende nuk është mbyllur gara për titull, Shkupi mbetet një fitore larg për të festuar. Aktualisht, kryeson renditjen në elitën e futbollit vendor këtë sezon me 68 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetes ndjekësit me 16 pikë diferencë, por me Akademia Pandevin dhe Shkëndijën që pritet të luajnë pasditën e kësaj të diele. Shkupi mori fitore të shtunën ndaj Pelisterit me golin e Omar Imerit, që tashmë mbeten edhe një fitore larg titullit kampion.

Festë kishte edhe në Manastir në zhveshtoret e Shkupit, ndërsa buzëqeshje shihet edhe te drejtori sportiv, Omer Bunjaku që nga rikthimi i skuadrës nga Çairi në elitë e kërkon titullin për ta rikthyer në folenë e tyre. Si duket ajo ditë është afër dhe mbetet edhe një javë për ta konfirmuar edhe atë në një përballje mes dy skuadrave shqiptare, Shkupi – Renova që do të luhet në Çair, që me fitore eventuale, bardheblutë sigurojnë matematikisht titullin kampion.

