Piloti i Mercedesit, Valteri Botas ka fituar garën e parë të sezonit në Formula 1 për vitin 2020 të zhvilluar në Austri. Botas e mbylli garën i pari me kohën 1 orë 30 minuta e 55 sekonda, duke lënë Leklerkin e Ferrarit në vendin e dytë dhe Norrisin e Meklarenit në vend të tretë. Jashtë podiumit mbeti Luis Hamilton, që përfundoi më pozitën e 4-t, përderisa top 5-shja u kompletua me Sainz. Kujtojmë se nga 20 garues në fillim, vetëm 13 prej tyre arritën që ta mbyllin garën për shkak të përplasjeve që ndodhën gjatë 71 xhirove. Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet sërish në Austri në pistën “Red-bull Ring” me 12 korrik.


