Dortmund alarmon të gjithë, lejon largimin e Sanchos këtë verë

Raportet në Gjermani bëjnë të ditur se skuadra gjermane është pajtuar të lejojë largimin e Jadon Sanchon nga klubi në vitin 2020 nëse vjen një ofertë e mirë në drejtim të tij, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi anglez ka një kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022, megjithëse Bild pretendon se largimi i tij do të lejohet edhe këtë verë.

Sancho ka qenë i lidhur me një rikthim në Premierligë, me Manchester United dhe Chelsea si destinacionet e tij të para.

20 vjeçari sot në botën e futbollit konsiderohet në mesin e talentëve më emocionues, duke dhënë garanci të fortë se do të dominojë në këtë sport në vitet e ardhshme./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close