Klubi anglez, Man. Junajted nuk ka fituar asnjë ndeshje evropiane për më shumë se një vit të tërë pas barazimit 1-1 kundër Fenerbahçes. Hera e fundit që “Djajtë e Kuq” fituan një ndeshje në Evropë ishte fitorja 1-0 ndaj Kopenhagës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2023/24.

Që atëherë, ata janë në një seri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat evropiane. Klubi nga “Old Trafford” ka humbur dy ndeshje dhe barazoi në një nga tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Në këtë sezon në Ligën e Evropës, Man. Junajted ka barazuar të tria ndeshjet e tyre hapëse. Ata janë gjithashtu në vendin e 21-të në tabelën e Ligës së Evropës. Hera e fundit që “Djajtë e Kuq” shkuan në një ecuri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në garat evropiane ishte në periudhën 1980-1983.

