Ditë e keqe për Kvaratskhelia! Hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe i vjedhin makinën

Fatkeqësia e parë në Napoli për Khvicha Kvaratskhelia. Futbollisti gjeorgjian, protagonist i një fillimi të shkëlqyeshëm të sezonit në fushë mes Serie A dhe Champions League, mbeti viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Cuma.

Hajdutët hynë në shtëpinë e sulmuesit gjeorgjian duke i vjedhur çelësat e makinës së tij, një Mini dhe duke u larguar me të. Vjedhjen e zbuloi pikërisht futbollisti duke bërë edhe denoncimin në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close