Shkupi sonte do të pret Dinamo Zagrebin në arenën “Todor Proeski” për ndeshjen e vlefshme të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Pas barazimit historik 2:2 në Kroaci, skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski do të tentojë të bëjë surprizën sonte para publikut vendas për të marrë biletën për në raundin e tretë kualifikuese të këtij kompeticioni. Por, gjithsesi përballë vetes kanë një skuadër gjigande dhe që është favorit kundrejt Shkupit.

Për që është ekip gjigand, tregojnë edhe statistikat, me Dinamo Zagrebin që deri më tani regjistron 352 ndeshje në Kupat e Europës, për dallim me Shkupin që ka luajtur vetëm 31 takime europiane. Shkupi në ndeshjen e sotme do të ketë mbështetjen e publikut vendas, kur në arenën “Todor Proeski” pritet të ketë mbi 15 mijë të pranishëm. Ndeshja Shkupi – Dinamo Zagrebi luhet sonte duke nisur nga ora 21:00.

