Shkupi nesër do të jetë përballë një favoriti si Dinamo Zagrebi për ndeshjen e vlefshme që do të luhet në kuadër të xhiros së dytë eliminatore për Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Dinamos, Ante Çaçiq para ndeshjes me Shkupin, tha se ekipi tij është favorit, por kanë respekt maksimal për bardheblutë.
“Ne e pranojmë rolin e favoritit, por Dinamo ka respekt të madh për Shkupin si skuadër. Do të përpiqemi të jemi më të mirë se ndeshjen e parë dhe do të bëjmë gjithçka. E dimë që kundërshtari do të dëshirojë të bëjë një surprizë të madhe, por jemi gati të justifikojmë rolin që kemi. Skupi ndëshkoi pakujdesinë tonë në ndeshjen e parë. Megjithatë, Dinamo ka më shumë eksperiencë në Evropë, ne vijmë me kokë të pastër, me zemër të qetë, ndaj presim një ndeshje të mirë dhe një rezultat të mirë. Uroj që të gjitha çështjet të zgjidhen për 90 minuta, me respektin e duhur për Shkupin”, ka thënë Çaçiq.
Ndeshja e parë Dinamo – Shkupi e luajtur në Zagreb u mbyll me barazim 2:2.

