Sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Kosta, është dënuar me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 543 mijë euro për mashtrim tatimor. 31 vjeçari mëngjesin e kësaj të enjte u deklarua fajtor për shmangie të tatimeve në një gjykatë të Madridit. Akuzat kanë të bëjnë me vitin 2014, kur spanjolli firmosi me Çelsin nga Atletiko Madridi. Kosta ka paguar te autoritetet spanjolle shumën e papaguar vitin e kaluar, dhe do të paguajë tani dënimin prej 543 mijë euro. Sipas ligjit spanjoll, Kosta nuk do të vuaj dënimin me burg, pasi të njejtën do ta zëvendësojë me një gjobë shtesë, siç është e njohur në Spanjë për dënimet nën dy vite.


