Raportimet e fundit nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio bëjnë të ditur se PSG dhe Inter kanë marrëveshje për Icardi.

Parisienët do të paguajnë 50 milionë euro + 7 milionë bonuse, për të siguruar kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Lojtari luajti këtë sezon si i huazuar te PSG, duke pasur paraqitje spektakolare në Ligue 1.
Inter do të furnizojë kështu arkat e skuadrës dhe mund të kryejnë lëvizjet e synuara për merkaton e verës. /Lajmi.net/

