Skuadra e Rabotniçkit ndër vite ka gjetur formulën për të punuar me futbollist të rinj, duke i ritur gradualisht në lojtarë serioz fillimisht të ekipit të parë e më pas edhe për t’u treguar apo hapur rrugën drejt transferimit jashta vendit. Larg shumë shembujve nga e kaluara, në historinë më të re të freskëta janë emra si Elif Elmas e Luka Stankovski, ndërsa duket se lojtari rradhës që rritet të kjo skuadër do të jetë Destan Adili.
I riu nga Kërçova i ardhur 1 vit e gjysmë më parë nga Vëllazërimi te Rabotniçki, po shkëlqen me të rinjtë e kësaj skuadre, duke qenë më i dalluari i gjeneratës U19. Bëhet fjalë për futbollist me tipare sulmuese, i cili këtë sezon ka gjetur rrjetën katër herë dhe ka dhuruar gjashtë asiste me shpresat e Rabotniçkit, përderisa regjistron edhe 2 gola e një asist me përfaqësuesen U17 të Maqedonisë së Veriut. Sinjalet e para të një lojtari premtues janë në horizont, e ardhmja është para Destan Adilit për të dëshmuar me punë se meriton të ec drejt futbollit profesionist edhe jashta vendit.



