Dështuan me Sanchon, Man United ka gati planin ‘B’

Pas dështuan në transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmund, ‘Djajtë e Kuq’ tani kanë një alternativë tjetër.

ESPN raporton se Manchester United janë të lidhur me transferimin e Ousmane Dembele të Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Manchester United refuzoi të paguante 120 milionë euro për Sanchos, me Dortmundin që nuk pranonte të ulte këtë çmim.

Tani, ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë të bindin Barcelonën, me një shumë më të vogël për Dembelen, i cili nuk ka gjetur formën e mirë në ‘Camp Nou’, që pas transferimit nga Dortmund në vitin 2017./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close