Oficerët e policisë britanike zbuluan dy makina luksoze në një anije që po udhëtonte për në Dubai, të cilat dyshohet se u përkisnin futbollistëve të Premierligës, të paidentifikuar ende.

Bëhet fjalë për një Ferrari dhe një Range Rover, të cilët siç bëjnë të ditur në njoftimin e policisë janë zbritur nga anija.
Siç njofton policia britanike, këto dy makina janë ndër 517 automjete të tjera, apo pjesë makinash me vlerë mbi 20.100.000 paund, të cilat oficerët e policisë i gjetën dhe sekuestruan pas vjedhjes.
Sipas raportit, oficerët e policisë zbuluan makinat në kontejnerë në një anije, që duhej të udhëtonte nga porti i Londrës “Gateway” për në Dubai.
“Një nga makinat, hajdutët donin ta shisnin sa më shpejt, nën vlerën e saj, ose në pjesë, dhe një nga zgjidhjet ishte dërgimi i makinës, ose pjesëve të saj në zona të Lindjes së Mesme ose Afrikës”, – thuhet në raport.

