Struga Trim Lum niset drejt Islandës për ndeshjen me Breidablik

Futbollistët e Struga Trim Lum janë nisur sot drejt Islandës për ndeshjen e së enjtes që do ta luajnë ndaj Breidablikit në fazën e plej of të Ligës së Konferencës. 

Ekipi strugan, mëngjesin e kësaj të marte është nisur nga aeroporti i Tiranës drejt Zvicrës që më pas të udhëtoj në tokën islandeze, njofton sportmania. 

Struga shkon në këtë transfertë me negativë prej 1:0 nga ndeshja e javës kaluar në Ohër. 

Takimi Breidablik – Struga luhet të enjten pasdite, duke nisur nga ora 18:45. / Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close