Del Piero shtrihet në spital, probleme me gurët në veshkë

Ikona e Juventus, Alessandro Del Piero, është shtrirë në një spital në Los Angeles, pasi gjendja e tij shëndetësore është vështirësuar.

Ylli juventin ka probleme me gurët në veshkë, dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Akoma nuk mund të besoj se diçka aq e vogël, 3 milimetra, mund të shtojë kaq shumë dhimbje”, ka shkruar legjenda italiane e futbollit.

View this post on Instagram

Ancora non ci credo come una cosa piccola solo 3mm possa fare così male 🤕 #colicarenale #calcolorenale #adp10

A post shared by Alessandro Del Piero (@alessandrodelpiero) on May 17, 2020 at 12:53pm PDT

Ish lojtari i Juves shihet teksa po bart një maskë mbrojtëse, por ka bërë të ditur se është vetëm për të shmangur ndonjë rrezik dhe se shtrimi i tij në spital nuk ka të bëjë me virusin.

Të rejat në vazhdim rreth lojtarit pritet t’i kuptojmë në përditësimet e radhës nga ai, ose mediet italiane. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close