Debutim i shkëlqyer i Vlatko Stojanovskit, Besa mposht Bregallnicën 

Vlatko Stojanovski nuk ka humbur kohë për të lënë gjurmë te KF BESA Dobërdoll 1976, duke debutuar me dy gola në miqësoren ndaj Bregallnicës së Shtipit.

Skuadra nga Dobërdolli shënoi fitore të pastër 4:1, në një paraqitje dominuese. Përveç “dopietës” së Stojanovskit, në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Arsim Lamallari, ndërsa një autogol i Haxhi Kimovit vulosi rezultatin përfundimtar.

Një sinjal pozitiv nga Besa, që vazhdon përgatitjet për vazhdimin e sezonit me ambicie të larta!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close