Portugezi, Cristiano Ronaldo po kalon sezonin e dytë te Juventus në Serie A, pas kalimit nga Real Madrid, tek e cila skuadër ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve.

Edhe pse në moshën 35 vjeçare, Ronaldo ka ruajtur formën e mirë te Juventus, duke shënuar 25 gola në 32 ndeshje.
“Ronaldo është më i miri në brezin e tij dhe një shembull i mirë për lojtarët e rinj”, ka deklaruar De Ligt.
“Unë gjithmonë përpiqem të përmirësoj mënyrën se si luaj duke e shikuar atë sepse në çdo stërvitje ai ka një intensitet të lartë dhe ju pyesni veten nëse vërtetë ai është 35 vjeç”.

