Qendërmbrojtësi holandez ka pasur disa probleme tash e disa kohë, por shtynte intervenimin e nevojshëm për të mos humbur sezonin.

Eliminimi i Juventus nga Liga e Kampionëve i jep mundësi De Ligt që të intervenojë në shpatullën e tij, e cila i paraqet probleme tash e disa kohë, transmeton lajmi.net.
Sipas medieve italiane, intervenimi do të bëjë që holandezi të mungojë deri në muajin nëntor.
Intervenimi në krahun e djathtë do të bëjë që koha për rikuperim të shkojë deri në 2-3 muaj.
Alternativat e Andrea Pirlo do të jenë Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral. /Lajmi.net/

