Dean Henderson raportohet se do të kthehet te skuadra e Manchester United, pas një huazimi të suksesshëm te Sheffield United.

Lidhur me një rikthim të mundshëm të anglezit ka folur edhe David de Gea, i cili përkundër se beson se ai do të jetë akoma startuesi.
“Besoj te vetja ime. Kam treguar kualitetet e mia gjithë këto vite, kështu që unë do të vazhdoj të jem në dispozicion për trajnerin”, ka thënë De Gea, transmeton lajmi.net.
“Jam gati të luaj dhe të provoj të ndihmoj skuadrën si gjithmonë, siç kam bërë çdo herë”, shtoi spanjolli.
Dean Henderson ka qenë në mesin e më të mirëve në Premierligë, me skuadrën e Sheffield United që doli të ishte nga befasitë më të këndshme të sezonit.
Mbetet të shihet nëse Dean do të kthehet zyrtarisht tek United për edicionin e ri. /Lajmi.net/

