David Luiz e merr fajin përsipër për humbjen ndaj Man City

Luiz prodhoi një katalog gabimesh në një paraqitje të tmerrshme 25 minutëshe, pasi Arsenali me 10 lojtarë pësoi humbje nga City në rikthimin e Premierligës.

Kontrata e 33-vjeçarit në Arsenal skadon në javët në vijim, por ai insiston që ai dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në ‘Emirates’.

“Nuk është faji i ekipit, ishte faji im”, tha ai për Sky Sports, përcjell lajmi.net,

“Sot mendoj se skuadra bëri mirë, veçanërisht me 10 lojtarë, trajneri është i mahnitshëm, lojtarët bënë punë të mahnitshme, është vetëm faji im”.

“Unë mora vendimin për të luajtur, duhet të kisha marrë një vendim tjetër në dy muajt e fundit, por nuk e bëra. E gjitha ishte në lidhje me kontratën time, pavarësisht nëse qëndroj apo jo. Kam 14 ditë që jam këtu, dhe kjo është e gjiths. Sot ishte faji im”, vazhdoi braziliani. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close