Datë e re për Lojërat Olimpike të Tokios

Të planifikuara të zhvillohen këtë verë, Lojërat Olimpike të Tokios sipas të gjitha gjasave do të shtyhen për vitin tjetër.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që evenimenti më i madh sportiv të vihet në pikëpyetje dhe tashmë po flitet për një datë të re.

‘Raisport’ duke iu referuar medieve japoneze shkruan se qeveria japoneze dhe Komiteti Olimpik Internacional po diskutojnë për datat 23 korrik – 8 gusht të vitit 2021, transmeton lajmi.net.

Këtë vit, evenimenti do të zhvillohej nga 24 korriku deri më 9 gusht.

Mbetet të shihet nëse ky vendim do të finalizohet, pasi akoma nuk dihet data e saktë për Lojërat Olimpike. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close