Shkëndija e Tetovës do të mbetet pa njërin prej futbollistëve më të talentuar që ka në radhët e veta.

Bëhet fjalë për Dashmir Elezin. “Sportmania” ekskluzivisht mëson se sulmuesi do të largohet nga kuqezinjtë këtë merkato.
Burimet tona mësojnë se Elezi do të transferohet në kampionatin elitar të Kroacisë te skuadra e Lokomotiv Zagrebit. Menaxherët e futbollistit dhe drejtuesit e klubit kroat kanë arritur akordin e marrëveshjes, teksa pritet ditëve në vijim të finalizohen gjërat, me Dashmir Elezin që të bëhet zyrtarisht pjesë e Lokomotivës.
Kujtojmë se Dashmir Elezi më herët u transferua në Gjeorgji, por aventura e tij as nuk arriti të fillojë, pasi sulmuesi u rikthye sërish në vendlindje për shkaqe familjare. /Sportmania/

