Crvena Zvezda nuk do ta lejojë portierin e saj të paraqitet ndaj Kosovës 

Portieri i Crvena Zvezdës, Omri Glazer, nuk do të jetë në dispozicion të Izraelit për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për “Euro 2024” ndaj Kosovës.

UEFA ka caktuar një datë të re për këtë ndeshje e që zhvillohet më 12 nëntor.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por që ishte paraparë që të luhet në tetor e që u shty për shkak të situatës së luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit/Gazës.

Zvezda po atë fundjavë luan një ndeshje të ligës kundër Zelezniçarit nga Pancevë. Glazer me siguri nuk do të vihet në dispozicion të kombëtares izraelite për këtë duel.

Lajmi konfirmohet nga “Telegraf.rs”, shkruan lajmi.net.

Mediat izraelite shkruajnë se Zvezda nuk do ta lirojë për shkak të Kosovës, por dokumenti i UEFA-s është i qartë dhe Zvezda nuk ka asnjë detyrim të lirojë portierin sepse ka një duel kampionati ku në fakt nuk ka të drejtë të pengojë UEFA.

“Është gjithashtu e sigurt se tifozët e Zvezdës nuk do ta shikonin me dashamirësi Glazer nëse ai do të luante kundër Kosovës të cilën Serbia nuk e njeh, sidomos pasi tensioneve që u ngritën në Banjskë, kur anëtarët e Policisë së Kosovës e vranë edhe një nga tifozët Zvezdës, Stefan Nedeljkoviq”, thuhet në shkrimin e “Telegraf.rs”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close