Kampionët e Shqipërisë, Tirana është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi në turin e dytë të eliminatoreve u mund nga Crvena Zvezda me rezultat minimal 0:1. Pjesa e parë e takimit në “Air Albania” u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa golin e fitores dhe të kualifikimit, Crvena Zvezda e realizoi në minutën e 67-të me anë të portugezit Tomane. Ky gol mbeti mbeti vendimtar në fund të takimit edhe përkrah disa rasteve të mira që pati Tirana për të barazuar rezultatin. Kjo ndeshje u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të situatës me Kovid 19. Tashmë Tirana do ti vazhdojë garat në Liga Europa./Sportmania/


