Cristiano Ronaldo të martën kthehet në seancat stërvitore në grup

Ylli portugez do të kthehet të martën në qendrën stërvitore në Continassa, pasi kaloi disa javë në Madeira të Portugalisë.

Seancat stërvitore individuale janë zhvilluar në qendrën e Juventusit. Sot, aty do të ketë ditë pushimi. Kurse, deri të premtën, të gjithë do të stërviten në fusha, përveç Higuain e Rabiot.

Gjithsesi, siç raporton ‘Tuttosport’, Ronaldo do të kthehet të martën për t’u stërvitur në Continassa.

Nuk dihet nëse lojtari do të kthehet i vetëm ose me shokët e skuadrës, pasi ai tashmë ka kryer 14 ditët karantinim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close