Dje, skuadra si Besiktas, Kasimpasa e Trabzonspor njoftonin për raste të lojtarëve të infektuar me Covid-19, kurse së fundmi një gjë të tillë ka njoftuar edhe skuadra e Galatasaray.

Sipas njoftimit të Galatasaray, i gjithë stafi dhe lojtarët janë testuar, kurse një anëtar i stafit ka dalë pozitiv në Covid-19, transmeton lajmi.net.
Futbol A Takımımızın COVID 19 test sonuçları hakkında pic.twitter.com/2bKy2dYVcg
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) May 14, 2020
I infektuari me koronavirus po qëndron në vetizolim derisa gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.
Gjithashtu, Galatasaray njofton se stërvitjet e skuadrës do të pezullohen për gjashtë ditë, duke shkuar në përputhshmëri me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Skuadra do të testohet përsëri pas gjashtë ditëve.
Kujtojmë se Superliga e Turqisë synon të rifillojë më 12 qershor. Pas rezultateve të fundit nga skuadrat, një gjë e tillë mund të mos ndodhë./Lajmi.net/

