Shkaku i kësaj, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke konsideruar alternativat, dhe emri i fundit në këtë listë është ai i yllit të Bayern Munich, Kingsley Coman.

Raportohet se Manchester United synon huazimin e Coman, me të drejtë blerje verën e ardhshme, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Coman po ashtu dëshiron transferimin në ‘Old Trafford’, për të luajtur me bashkëvendasit e tij, Paul Pogba dhe Anthony Martial.
Me transferimin e Sane te Bayern Munich, francezit pritet t’i reduktohen minutat, kështu që një ndryshim mjedisi po preferohet edhe nga ai./Lajmi.net/

