Hamilton fiton Çmimin e Madh të Austrisë

Piloti i Mercedesit, Luis Hamilton ka fituar garën e dytë të sezonit në Formula 1 të zhvilluar sot në Austri. Hamilton e mbylli garën i pari me kohën 1 orë e 22 minuta e 50 sekonda, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Valteri Botas dhe Maks Verstapenin e Redbullit. Piloti britanik nuk lejoi befasi, pasi nga xhiro e parë kryesoi garën, duke arritur kështu fitoren e parë në këtë sezon. Befasia e kësaj gare mbetet Ferrari, ku dy pilotët e tij, Sebastian Fetel dhe Çarles Leklerk e përfunduan garën në pesë xhirot e para pas një përplasje që patën mes vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close