Chisora beson se Wladimir Klitschko mund të jetë akoma një forcë e madhe në boks

Chisora beson se ish kampioni i unifikuar i peshave të rënda në boks, Klitschko, 44 vjeç, mund të jetë akoma një forcë në peshat e rënda.

Klitschko vendosi të pensionohej në vitin 2017, pas muaj pas disfatës së pësuar ndaj Anthony Joshua.

Ukrainasi ka pasur disa seanca stërvitore së fundmi, duke nxitur disa zëra se ai mund të kthehet. Lidhur me këto zëra ka folur Chisora, i cili thotë se ukrainasi mund të konsiderohet akoma si forcë e madhe në boksin e peshave të rënda.

“Wladimir është një luftëtar i mirë, ai është në formë të mirë fizike”, ka thënë Chisora për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Problemi është tek ai, nuk e di pse u pensionua. Ai mund të shkaktonte akoma telashe në peshat e rënda. Për çfarë arsye u pensionua, nuk e kuptoj. Ai humbi ndaj Tyson Fury dhe AJ, por nëse dëshiron të kthehet, mendoj se mund të kthehet dhe të nokautojë disa të tjerë në këtë sport”, ka shtuar tutje britaniku.

Chisora ka në kalendarin e tij një përballje me Oleksandr Usyk. Ky i fundit thuhet se po stërvitet pikërisht me  Klitschko. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close