Chelsea ofron 80 mln euro, Havertz një hap larg ‘Stamford Bridge’

Sipas raportimeve të fundit, të dy palët edhe zyrtarisht kanë nisur bisedimet rreth 20 vjeçarit Havertz, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ dëshirojnë të kompletojnë këtë transferim sa më shpejt që është e mundur. Ata janë të gatshëm të paguajnë kërkesën prej 80 milionë euro të skuadrës gjermane, por duke përfshirë edhe disa bonuse.

Të dy skuadrat janë duke biseduar intensivisht dhe pritet të gjejnë një ‘mes’ në ditët në vazhdim.

“Havertz ka arritur marrëveshje personale me Chelsea disa javë më parë dhe tani është duke pritur dritën e gjelbër nga Leverkusen për të udhëtuar për testet mjekësore./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close