Chelsea në bisedime me përforcimin e madh, çmimi 76 milionë euro

Chelsea është në bisedime me yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Por, Blues ende nuk kanë arritur marrëveshje me klubin gjerman në lidhje me çmimin e tij, raporton Goal.

Leverkusen nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka shtuar vendosmërinë e Havertz për largim nga klubi.

Leverkusen nuk kundërshton mundësinë e shitjes së 21 vjeçarit.

Mirëpo, klubi nga Bundesliga besohet se kërkon rreth 76 milionë euro për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close