Chelsea ende larg marrëveshjes me Leverkusen për Havertz

20 vjeçari gjerman duket se do të largohet nga Bayer Leverkusen këtë verë, me disa skuadra të interesuara për të, si Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Liverpool dhe Manchester United, të cilët po konkurrojnë Chelsean.

Raportet thonë se Chelsea po udhëheq garën për të nënshkruar me Havertz, por sipas The Athletic, ata ende janë larg të përputhen me çmimin që Leverkusen po kërkon për lojtarin.

Havertz është pjesë e Bayer Leverkusen që nga viti 2016, dhe në 114 paraqitje ka shënuar 35 gola.

Ai gjithashtu ka edhe shtatë paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close