Championship: Tri raste pozitive me COVID-19

Kjo ligë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas raundit të fundit të testimeve, janë regjistruar tri raste pozitive.

1030 persona, përfshirë futbollistë dhe stafe të klubeve janë testuar gjatë të hënës, martës dhe të mërkurës.

Tri rastet pozitive vijnë nga dy klube, përcjell lajmi.net.

Këta tre persona të kanë dalë pozitiv, tani do të izolohen në përputhje me udhëzimet e vendosura nga EFL.

Në Championship, sezoni është pezulluar në fillim të muajit mars, dhe kanë mbetur edhe nëntë xhiro për t’u zhvilluar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close