Cengiz Under drejt Napolit

Ylli turk, Cengiz Under, tek i cili shihet një e ardhme tejet e ndritur, prite të lë skuadrën e Romës në fundin e këtij sezoni.

Merkatoja e verës prite t’i ndërrojë ambient turkut Under, i cili mund të kalojë te skuadra e Napoli.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Under dhe Napoli kanë arritur marrëveshjen personale, transmeton lajmi.net.

Kartoni i Cengiz Under mund t’i kushtojë Napolit deri në 31 milionë euro.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë kërkesat e Romës për Napoli. Çmimi i kërkuar mund të jetë më i lartë.

Under aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe ka pasur performanca të mira me Romën. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close