Ceferin: Vë bast një milion euro se Euro 2020 do të zhvillohet vitin tjetër

Ceferin është mëse i sigurt që nuk ka nevojë për shtyrjen e mëtejshme të Kampionatit Evropian, i cili tashmë është planifikuar të ndodhë në verën e vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se gjëra mund të ndryshojnë më shpejt seç mendonim.

A do të vë bast një milion euro që Euro 2020 do të luhet në 2021? “Po, do ta bëja”, u përgjigj Ceferin për Guardian, transmeton lajmi.net.

”Unë nuk e di pse nuk duhet të ndodhë. Unë nuk mendoj se virusi do të zgjasë përgjithmonë. Mendoj se do të ndryshojë më shpejt nga sa mendoni”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close