Cavani e zëvendëson Muriqin te Fenerbahce

Media turke Fotomac, ka raportuar sot për interesimin e Fenerbahces për Cavanin, përcjell lajmi.net.

33 vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG, dhe do të largohet si lojtar i lirë pas shtatë sezoneve të kaluara në kryeqytetin e Francës.

Në anën tjetër, Fenerbahce po rrezikon të humbas këtë verë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili po kërkohet nga Lazio.

Largimi i Muriqit, do të bëjë që pala turke të hyjë seriozisht në bisedime me uruguaianin, për të zëvendësuar sulmuesin nga Kosova./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close