Casillas tërheq kandidaturën për RFEF

Ikona e kombëtares së Spanjës dhe skuadrës së Real Madrid, Icer Casillas nuk do të jetë president i Federatës së Futbollit të Spanjës. Muaj më parë flitej se portieri do të kandidojë për postin e presidentit të RFEF, por duket se planet nuk qëndrojnë njësoj.

‘Marca’ raporton se Casillas ka hequr dorë nga kandidatura e tij, për zgjedhjet që do të mbahen më 17 gusht. Me këtë lëvizje, rruga hapet krejtësisht për rizgjedhjen e Luis Rubiales në krye të RFEF.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close