Cake: Fitojmë Shkupin dhe festojmë me Ballistët

Shkëndija-Shkupi është kryefjala e fundjavës në futbollin vendor. Dy ekipet më të mira të vendit në vitet e fundit përplasen mes veti në duelin e parë të sezonit të ri, derisa rivaliteti i rritur kohëve të fundit paralajmëron ndeshje me shumë nxitje e emocion. 

Dy ekipet nuk kanë nisur si duhet sezonin e ri, duke lëshuar pikë në ndeshje të caktuara, duke lënë Struga Trim&Lum të shkëputet në krye të renditjes falë startit perfekt me 7-të fitore në 7-të ndeshje.

Prandaj ky duel përveç rivalitetit ka vlerë të madhe për dy ekipet, sepse fituesi mban hapin me Strugën dhe në këtë drejtim ka folur mbrojtësi i Shkëndijës, Klisman Cake. Në prononcimin e tij pas fitores 3:0 ndaj Karaormanit në 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë, Cake ka drejtuar vëmendjen kah dueli me Shkupin.

Është një ndeshje mjaft e bukur dhe e vështirë për ne. Premtoj unë dhe gjithë ne si ekip se do të japim maksimumin dhe tre pikët të ngelin në Tetovë, aty të festojmë me ‘Ballistët’”, është shprehur Cake. 

https://fb.watch/fyKHJ9j4Z7/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close