Çairi fiton ndeshjen e parë ndaj Colegia de Vaia

Çairi ka mundur 29:25 ekipin portugez Kolehia de Vaia, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendboll. Sfida ishte e ekuilibruar në 30 minutat e para, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra , me miqtë që e mbyllën pjesën e parë me rezultat 16:15. Pjesa e dytë u diktua nga vashat e trajnerit Basri Latifi të cilat arritën që në fund të triumfojnë me rezultatin e përgjithshëm 29:25.

Hendbollistja më efikase në radhët e Çairit ishte Teodora Gulicoska me 13 gola të realizuar, ndërsa tek skuadra portugeze me lojë të mirë u dalluan hendbollistet Sabino dhe Rodrigez me nga 7 gola.

Ndeshja e kthimit në mes Çairit dhe Kolehia de Vaia do të luhet të dielën në Avtokomandë me fillim në orën 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close