Ndeshja e javës së 5-të në basketbollin vendor, Çair 2030 – MZT Skopje, është shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë. Në takimin e fundit në Çair, sfida mes këtyre dy klubeve u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve ndaj disa personave të skuadrës mysafire, por që më vonëtë vazhdojë pa prezencën e publikut, duke u fituar nga ana e MZT Skopjes. Tani vendasit sigurojnë se janë ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë dhe se do të ketë një numër të madhe të forcave policore.
“Ne kemi marë të gjitha masat që këtë ndeshje, të shkojë ashtu siç duhet. Sigurimi do të jetë në nivel . Ndeshja është caktuar si ndeshje me rrezik të lartë dhe do të ketë prani të madhe të njësive policore. Shpresojë se gjithçka do të jetë në rregull në terren dhe jashtë terrenit. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Mendojë se me përkrahjen e publikut tonë, i cili çdoherë e përmbush sallën dhe janë lojtari ynë i gjashtë. Ne do t’ia arrijmë që për herë të parë, ne si klub të mposhtim ekipin e MZT Skopjes në Çair, ” tha mes tjerash trajner i KB Çair 2030, Erhan Ramadani.
Sfida Çair 2030-MZT Skopje do të zhvillohet në palestrën sportive “Shaban Trstena”, në orën 18.00. /Alsat/