Caceres: Kam vuajtur nga koronavirusi për 60 ditë

Lojtari uruguaian, Martin Caceres, ka dhënë disa lajme që nuk kanë qenë të ditura rreth tij.

Mbrojtësi ka thënë se ka qenë i prekur nga virusi Covid-19, madje ai ka vuajtur nga ky virus për plot 60 ditë.

“Pa e ditur, unë kam pasur koronavirusin në trupin tim për 60 ditë”, ka thënë Caceres, transmeton lajmi.net.

“Unë kisha simptoma mes 8 dhe 15 marsit. Gjatë kohës kur stërvitesha në shtëpi, ndjeja diçka në mushkëri. Ata më thanë të jem në karantinë dhe se do të kalonte pas 20 ditëve”, ka shtuar lojtari.

“Ndoshta virusi u dashurua në mua. Dje, unë dola negativ pasi iu nënshtrova testeve. Po ndihem si i ri”, ka thënë ndër të tjerash Caceres.

Ky është një nga rastët më të çuditshme që i ka ndodhur ndonjë sportisti deri më tani, në kohën e virusit Covid-19. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close