Skuadra nga Bundesliga, Hoffenheim, ka mësuar rezultatet nga testimet për koronavirus. Për fat të mirë, asnjë nga skuadra nuk ka rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.

Kjo është vala e parë e testeve te skuadra e Hoffenheim, kurse vala e dytë planifikohet të kryhet të hënën (nesër).
Skuadrat e Bundesliga po ndjekin protokolin e sugjeruar nga DFL, për të testuar lojtarët para rikthimit në stërvitje.
Më herët gjatë kësaj jave tre lojtarë të Koln kanë rezultuar pozitiv, kurse te Werder Bremen i Rashicës nuk ka pasur raste pozitive.
Shpresojmë që Hoffenheim ta kalojë edhe fazën e dytë të testimeve pa ndonjë rast pozitiv. /Lajmi.net/

