Liderët e Bundesligës së Austrisë, LASK, janë dënuar rëndë nga liga nacionale e futbollit të Austrisë.

Skandali që përfshiu skuadrën e LASK, të cilët ishin kthyer në stërvitje para kohës së lejuar, kur vendi ishte në izolim, i ka kushtuar skuadrës.
LASK janë dënuar me 12 pikë reduktim, transmeton lajmi.net. Meqë liga është e ndarë në dy sektore, do të hiqen nga gjashtë pikë për secilin.
LASK kanë pranuar se kanë filluar stërvitjet me kontakt para se një gjë e tillë të lejohej.
11 klubet tjera të Bundesligës austriake kishin zbatuar rregullat e vëna nga shteti, kurse krerët e ligës synuan të përfitonin.
Kjo sigurisht se do ta vendos edhe fatin e kampionit për këtë sezon në Bundesligën e Austrisë. /Lajmi.net/

